Prokuroria e Tiranë ka ankimuar vendimin e Gjykatës, e cila liroi nga qelia këngëtaren Enca.
Gjykata vendosi të lironte këngëtaren nga paraburgimi, duke i caktuar masën “detyrim paraqitjeje”, për akuzat e ngritura ndaj saj. Ky vendim tashmë është ankimuar nga Prokurioria, e cila kërkon vendosjen e masën “arrest me burg”.
Këqngëtarja Ruensa Haxhia u arrestua më 12 shtator, pasi në ballkoni ne shtëpisë iu gjetën disa rënjë kanabis, të mbjella në disa vazo.
Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja deklaroi se bimët i kishte mbjellë për përdorim vetjak, teksa në pranga me të ra dhe i dashuri i saj. Dyshohet se kanabisi u zbulua, pasi një mik i ngushtë i saj e denoncoi.
Nëse do të shpallet fajtore, Enca Haxhiaj rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg, për kultivim të lëndëve narkotike, pasi Kodi Penal ka mangësi dhe nuk ka ndarje sipas sasisë së kultivuar, duke sjellë për rrjedhojë që një i pandehur i gjetur fajtor, të dënohet nën të njëjtat kushte, si këngëtarja me 5 bimë, ashtu edhe një kultivues me parcela kanabisi.