Lidhja e shumë komentuar e Tom Cruise me Ana de Armas thuhet se ka marrë fund. “Us Weekly” shkruan se ndarja u iniciua nga 37-vjeçarja, e cila mendonte se gjërat po lëviznin shumë shpejt.

“Ishte vendimi i Anës”, ka treguar një burim i brendshëm që më pas ka shtuar: “Ajo filloi të ndihej pak në siklet me shpejtësinë që po shkonin gjërat”.

Edhe pse kimia mes tyre ishte e pamohueshme, aktorja e njohur vendosi që të bënte një hap prapa me 63-vjeçarin.

Dyshja ndezi thashetheme për një romancë të re në shkurt, gjatë kohës që punonin në filmin “Deeper”. Lidhja e tyre thuhet se lulëzoi gjatë seancave intensive stërvitore nënujore për filmin, ku ata kaluan kohë të konsiderueshme së bashku.

“Filloi si një respekt i thellë profesional dhe më pas u ndez”, tha burimi, i cili shtoi: “Tom u magjeps plotësisht nga Ana”.

De Armas, nga ana tjetër, e shijoi shoqërinë e Cruise dhe e gjeti atë “kënaqësi të rrinte me të”, duke vlerësuar mbështetjen e tij për karrierën dhe ambiciet e saj.

Pavarësisht romancës së tyre të shkurtër , 37-vjeçarja ende e vlerëson shumë Cruise. Burimi sqaroi se ndërsa ajo i “vuri frenat” marrëdhënies, asaj “ende i pëlqen shumë [Cruise]”.

Dyshja ka vendosur të mbetet miq dhe t’i japë përparësi bashkëpunimit të tyre profesional në film.

“Ata duan të mbeten miq, por asaj i duhej të bënte një hap prapa”, shpjegoi burimi.

Vendimi i tyre për t’u ndarë thuhet se buroi nga një mirëkuptim i ndërsjellë se ruajtja e profesionalizmit ishte thelbësore si për miqësinë e tyre ashtu edhe për suksesin e filmit të tyre. Daily Mail vuri në dukje se ata në fund “e kuptuan se duhet ta mbanin profesionalizmin” në mënyrë që të ruanin si lidhjen e tyre personale ashtu edhe punën e tyre në Deeper.