Ora Rolex me vlerë 35 mijë euro që i përkiste Liam Payne, ka humbur disa orë para vdekjes së tij. E kjo ngjarje mbetet ende një mister.

Sipas mediave të huaja, ora u zhduk pasi shoqëruesja me të cilën kaloi pak kohë para vdekjes, u kthye në dhomën e tij të hotelit.

Portali argjentinas “Infobae” thekson se zonja pretendoi se kishte harruar grimin në dhomën e tij dhe u lejua të kthehej në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires për të marrë gjërat e saj.

Pretendohet se një zonjë, e cila erdhi në hotel me një tjetër femër, iu premtuan gjashtë mijë euro nga ish-ylli i “One Direction”, por nuk i morën të gjitha paratë.

Sipas “Infobae”, ata u kanë thënë prokurorëve se 31-vjeçari u gjunjëzua para tyre dhe u tha se i donte. Thashethemet thonë se ai madje u ka premtuar orën e tij Rolex.

Liam Payne dyshohet se nuk arriti të sigurojë më shumë para, para se të ndodhte tragjedia. Miku dhe ish-menaxheri i tij, Roger Nores, arriti në dhomën e hotelit dhe tentoi të “zgjidhte situatën”.

 Pas 40 minutash, Liam ra tragjikisht nga ballkoni i dhomës së tij. Detektivi ka konfirmuar se ai mbante një Rolex deri dy deri në tre orë para vdekjes. Hetimet vazhdojnë.