E pazakonta ka ndodhur në emisionin “Përputhen”. Ish e dashura e njërit prej konkurrentëve ka ardhur në studio për ta sfiduar atë. Sipas vajzës e cila quhet Klea, konkurrenti ende i pazbuluar e ka ndërprerë marrëdhënien me të me pretekstin se i duhej një pauzë.
Megi më pas i pyeti djemtë se cili prej tyre ka pasur një të shkuar me Klean dhe asnjëri prej tyre nuk reagoi. Më pas Megi pyeti se cili nga djemtë do të donte të dilte në një takim disa minutësh me Klean dhe dy prej tyre ngritën duart. Klea zgjodhi Aldon dhe në takimin e tyre u kuptua qartë që të dy kanë qenë ish të dashur. Klea e pyet nëse ka ardhur për të gjetur dashurinë e jetës në emision dhe i kërkon “llogari” për historinë që Aldo ka pasur me një 40-vjeçare.
Për më shumë shikoni videon:



