Këngëtari Endri Prifti i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga pushteti, duke e akuzuar se ka dështuar në qeverisjen e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prifti u ndal te protesta e të rinjve, duke theksuar se ata nuk janë ngritur pa arsye, por po kërkojnë një të ardhme më të mirë në Shqipëri.

Ai solli në vëmendje edhe largimin e të rinjve nga vendi, duke përmendur se edhe djali i tij është larguar, pasi nuk sheh të ardhme në Shqipëri. Prifti i kërkoi Ramës të reflektojë mbi kërkesat e studentëve dhe të llogarisë nëse të ardhurat dhe kushtet që ofron vendi janë të mjaftueshme për të rinjtë.

“Ka thënë që edhe djali im iku se s’ka të ardhme këtu. Dëgjoje popullin dhe hap krahun se nuk e bën dot më këtë punë, dështove. Rinia nuk është ngritur kot, nuk u del. Bëje hesapin, merr lapsin dhe bëja djalit tënd sikur të ishte student. Nuk del hesapi. Për drejtësinë pastaj. Kam 5 vite që pres drejtësi more zoti Rama. Më shitën shtëpinë dhe s’kam akoma drejtësi se i ke të gjithë të korruptuar ndaj thirri nendjes!”