Ëndrra e Xhejsonit, vogëlushit që rrëmbeu zemrat e të gjithëve me të folmen e tij të lezetshme u bë realitet.
Ai do të ketë një shtëpi të re në Tiranë falë ndihmave financiare që u mblodhën nga bizneset, biznesmenë dhe qytetarë të shumtë që kanë kontribuuar. Por, nuk mjaftonte vetëm një apartament 1+1 për Xhejsonin, motrën, të ëmën dhe babanë e tij.
Gjithashtu, nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës, duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Tarameles, duke e sjellë kështu të gjithë familjen në kryeqytet.