E ftuar sot në emisionin “Pardon  My French” për një intervistë ekskluzive me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Artistja e njohur ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Duke u ndalur tek muzika, Egli ka zbuluar se si ka ardhur bashkëpunimi me Anxhelo Koçin dhe se çfarë po ndodh me kanalin e saj në YouTube dhe menaxhimin e të bërit art.

Anxhelon unë e vlerësoj shumë si artist, njeri dhe si shok. Kemi një energji jashtëzakonisht shumë të mirë me njëri-tjetrin. Anxhelo ka krijuar edhe një këngë tjetër të publikuar më parë, një bashkëpunim që unë e kam me Kellyn që është publikuar gjatë kohës që unë kam qenë në Big Brother. Si të thuash, unë ia di krijimet dhe e di se çfarë është i aftë ai që të bëjë dhe ia dua shumë edhe muzikën për të qenë e sinqertë. 

Thjesht spontanisht e kam kontaktuar unë, doja të kisha një bashkëpunim përpos materialeve të tjera që Anxhelo ka bërë për mua. Kështu ka ardhur, kemi shkuar në studio dhe kemi punuar. Unë e kam iniciuar. Ai e kishte një material në mendje dhe pastaj pjesa tjetër është ndërtuar shumë natyrshëm nga energjia shumë e mirë e të dyve bashkë. 

Nëse edhe juve ju pëlqen kjo këngë, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e “The Top List”.