
Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të njohur “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka sjellë në jetë dy vajza binjake.
Lajmi bëhet i ditur nga Prive, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e dy vajzave është e mirë.
Shtatzënia është fryt i lidhjes me Armandon, një inxhinier shqiptar që prej vitesh ka jetuar në Londër, por që u kthye në Tiranë për shkak të historisë së dashurisë me Vasilin.
Më herët, në një intervistë televizive, gazetarja e njohur ka zbuluar edhe dy emrat e veçantë dhe me kuptim që ka zgjedhur për vajzat e saj.
“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, ka deklaruar ajo.
Shtatzënia nuk e ka penguar në asnjë moment Vasilin për të drejtuar emisionin e saj, në një kohë me zhvillime mjaft intensive në Shqipëri. Ajo ka qenë mjaft aktive në emisionin e saj në debate “të nxehta” politike, duke qenë prezente në studio katër herë në javë.
Gazeta SHQIP iu uron vajzave jetë të gjatë!




