Një ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” gazetarja e njohur, Jonida Aliçkolli, e cila komentoi emrat e përfolur për të qenë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
Jonida ishte ulur në vendin e moderatores së emisionit, Enxhi Nasufi, e cila dje nuk ishte e pranishme. Aliçkolli u shpreh se emri i moderatores është përmendur në një listë që po qarkullon në rrjet me banorët e mundshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Unë po bëj të gjitha hipotezat e mundshme me emrat që po qarkullojnë në rrjet”, tha ajo.
Pjesë nga biseda:
Jonida: Mund të më zgjoni më shpesh mëngjesëve
Neada: Pse kështu?
Jonida: Meqenëse Enxhi është sëmurë
Neada: Ku do të dalësh?
Jonida: Tani a po flasim për “Big Brother”? Po hy direkt në temë
Neada: Ka një listë që qarkullon me shumë emra, nuk e dimë kush do jetë nga ata, por aty Brenda është edhe emri i Enxhi Nasufit. Ti mendon që mund të jetë në “Big Brother?”.
Jonida: Enxhi sot mungon, nesër fillon “Big Brother”, kam përshtypjen se mund të jenë izoluar banorët tashmë. Edhe unë po spekuloj. Unë këtë mëngjes po e ndjej veten shumë Alfred Cako dhe po bëj të gjitha hipotezat e mundshme me emrat që po qarkullojnë në rrjet, por Enxhi në fakt është një prej tyre.
Blendi: Kur vjen puna tek emrat kam përshtypjen se është sekreti më i ruajtur me më shumë fanatizëm.