Miri dhe Shëndriti janë përfshirë sot në një debat mjaft të fortë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5”. Shëndriti i kërkon banorit që të shkojë te Juela dhe t’i thotë që të mos i përmendë më emrin.
Kjo për arsye se Juela ka pak ditë që ka hedhur dyshimet se Selin ka ndjenja për Mirin. Madje sipas saj dhe Rogertit, mbrëmë gjatë dasmës, ajo kur ka puthur Gimbon mendjen e ka patur te Miri.
Pjesë nga debati:
Shëndriti: Përgjigjen e marr me vepra, jo me fjalë. Duhet të shkosh te Juela dhe t’i thuash ‘oj vajzë, mos m’a përmend emrin mua’. Kaq, kjo është përgjigja më e bukur.
Miri: A ta jap përgjigjen?
Shëndriti: Jo
Miri: Jo mor plak, fol ti, lavatriçe
Shëndriti: Me fjalë jeni shumë të fortë po me vepra nuk jeni askund. Kap, shko e thuaj Juelës. Nuk kam nevojë për definicione o djalë
Miri: Këto janë veprimet e tua që më akuzon mua për epshe të dashurisë
Shëndriti: Jo, me vepra duhet të shkosh te Juela
Miri: Si ishte ajo?
Shëndriti: Epshi emocional
Miri: E ushqej unë
Shëndriti: Përmes Juelës përderisa nuk reagon
Miri: Fare, nuk ka lidhje me Juelën
Shëndriti: Shko e thuaj Juelës mos m’a përmend emrin
Miri: Përmendi emrin tim sa të doni
Shëndriti: A ok, ky është ai ushqimi që merr, me të përmend emrin
Miri: Se si përmbushëm me epshet emocionale i di unë. Epshet emocionale unë i përmbush me gruan time, me familjen time, me njerëzit e mi.
Shëndriti: Emrin tënd e përmbush në këtë lojë duke t’a përmend të tjerët
Miri: Emrin tim do e dëgjosh deri në fund
Shëndriti: Ndoshta se ti këtë lojë ke.




