Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, është bërë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Menjëherë banorët e tjerë kanë nisur që të bëjnë thashetheme për të. Gjatë një bisede me Lore, Angelo ka kujtuar një deklaratë të Erik që ka bërë për bashkëshorten e tij.
I ftuar në “Live From Tirana”, këngëtari pati treguar se partnerja i kishte thënë se nëse “hy në Big Brother VIP, bëj gati divorcin”.
“Ky i bie që është ndarë, se e pati deklaruar se çfarë i ka thënë gruaja”, tha Angelo, i cili shtoi se i ka studiuar të gjithë banorët e shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Angelo: Ky i bie që është ndarë, se ky pati deklaruar
Lore: Divorcuar?
Angelo: Ou
Lore: Deri para disa muajsh jo
Angelo: Se ky pati deklaruar se i ka thënë gruaja se po erdhi do ndahej
Lore: A mor gazetar, të gjitha i di
Angelo: I kam studiuar të gjithë
Lore: Ça ka dalë nëpër lista
Angelo: Jo vetëm



