Aktorja e njohur, Jennifer Aniston feston ditëlindjen e 57-të dhe pavarësisht viteve që ikin aktorja vazhdon të ketë një nga format më të lakmuara në Hollywood. Ajo praktikon agjërimin me intervale pra atë që në gjuhën moderne quhet fasting. Jennifer qëndron 16 orë pa ngrënë dhe konsumon ushqimin e saj brenda një periudhe tetëorëshe çdo ditë, për shembull nga ora 10:00 deri në 18:00.
Falë kësaj metode 16/8, Jennifer zakonisht e nis mëngjesin me një gotë ujë të ngrohtë me limon, të ndjekur nga një kafe me qumësht me pak yndyrë. Për mëngjes ajo alternon mes tërshërës, vezëve të bardha, një shake proteine ose vezëve të gatuara në mënyra të ndryshme.
Aktorja tregoi gjithashtu se ndjek klasa ushtrimesh. Por pjesa më e mirë e ditës për të është koha që i kushton meditimit. “Kur zgjohem, pi ujë të ngrohtë me limon, pastaj një shake ose avokado me vezë. Kam gjetur mënyra të ndryshme për t’i përgatitur vezët.”
Gjithashtu ha tërshërë me një të bardhë veze të përzier brenda. E shtoj vezën pak para se të përfundojë zierja, i jep më shumë proteina dhe një teksturë të butë e shumë të shijshme. Ha banane, qershi, manaferra, një pluhur jeshil, peptide kolagjeni, pak pluhur kakao, pika stevia me shije çokollate dhe qumësht bajamesh me çokollatë.
Dreka e saj e preferuar është ton i freskët (ahi tuna) me sallatë kastraveci dhe thjerrëza. Ylli i serialit “Friends” ka treguar gjithashtu: “Përdor aminoacide Bragg në vend të salcës së sojës.” Si vakte të lehta mes vakteve, ajo zgjedh vezë të ziera, djathë në shkopinj ose një filxhan supë.
Për darkë, Jennifer thotë se shijon shpesh pulë të pjekur me kungulleshka spirale dhe salcë pesto, por herë pas here nuk i reziston as një pjate makarona karbonara çdo dy javë. Ajo ka pranuar se, pas periudhave kur ka qenë shumë strikte me dietën, herë pas here i lejon vetes një ditë “shpërblimi”.
Në raste të veçanta, Jennifer shijon edhe “hamburgerë ose ushqim meksikan”. Jennifer ka treguar se ndonjëherë, kur i vjen dëshira, shijon edhe një koktej “dirty martini”, i përgatitur me xhin dhe vermut, i zbukuruar me një ulli ose një lëvozhgë limoni.




