E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Livia Lozi ka komentuar lojën e disa prej banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Bg Brother VIP 5”.
Mënyra se si po fliste Livia për Selin, në një moment ndërhyn ish-banorja, Lorna duke thënë: “Selin është bërë një përbindësh i vërtetë mesa duket, se nuk ka qenë kështu më përpara”.
Ndërsa e pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, nëse janë ndarë Selin dhe Miri, Livia u shpreh se banorja “është shumë xheloze”.
Pjesë nga intervista:
Lorna: Selin është bërë një përbindësh i vërtetë mesa duket, se nuk ka qenë kështu më përpara.
Livia: Ndarja me Mirin i shkaktoi probleme në fakt
Bieta: Mendon se është ndarë me Mirin?
Lorna: Unë nuk e mendoj këtë gjë
Livia: Që ajo është super xheloze për Mirin, është super xheloze. Në momentin që Miri mua më thoshte ‘je kaçurrelse e bukur, goca më e mirë e shtëpisë’, domethënë më bënte komplimente të tilla, ajo ishte në bisht të syrit. Në momentin që kishte debat me mua ma bënte ‘kaçurrelse e bukur’ siç më thoshte Miri.
Eduart: Ti thua Selin është xheloze për Mirin, po Miri është xheloz për Selin?
Livia: Po deri diku edhe ai, kanë një kimi me njëri-tjetrin.
Gazi: Mendon se Selin është xheloze në mënyrë emocionale, apo është xheloze që të mos ketë një lojtare tjetër?
Livia: Asaj i janë përzier të dyja tani

