Dita e sotme ka nisur me sherr në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Gjithçka nisi kur Gerta shkoi dhe zgjoi nga gjumi G-Banin me të bërtitura.
Pas Gertës, edhe Gjesti çohet dhe ngacmon G-Banin që ishte i shtrirë në krevatin e tij. Edhe pse Gerta i tha Gjestit që t’a lërë, ai vazhdoi po njësoj.
Në një moment G-Bani nis duke ndjekur nga pas Gjestin që po hidhej sa në një krevat te tjetri. Por jo vetëm kaq pasi G-Bani bënte veprime sikur po gjuan me grusht Gjestit.
Gjithashtu G-Bani shkonte pranë Gertës ku ulërinte dhe ajo i nxirrte gjuhën jashtë.
“Mos u dridh, pëllumbi i butë. Është duke dalë nga kontrolli”, dëgjohet të thotë Gjesti.




