Ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, Finesa, motra e Dj Gimbos. Ajo ka komentuar lojën e të vëllait brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, si dhe raportin e tij me Selin.

Finesa u shpreh se është pak e çuditshme dhe ndonjëherë edhe e sikletshme që të shohësh vëllain që të shkojë pas një vajze, pasi është hera e parë që e shikojnë atë në një situatë të tillë.

E pyetur nëse e shohin nuse në Kosovë, Finesa u përgjigj duke qeshur dhe tha se ende nuk e kanë pyetur mamanë, e cila jep vendimin përfundimtar.

Pjesë nga intervista:

Është hera e parë që e shohim Gimbon me dikë, e çuditshme, ndonjëherë edhe e sikletshme për ne me e pa vëllain pas një vajze. Por prapë mirë, e rehatshme përderisa po e vëmë re se po e shijon, nuk po ka sjellje të këqija, ndonjë debat të ashpër. Për ne më e rehatshme kështu.

Po familja çfarë mendon për Selin?

Ju pëlqen, është vajzë e edukuar.

Bën për nuse në Kosovë?

Nuk kemi pyetur ende, aty vendimet përfundimtare i jep mami, nuk kemi pyetur ende.

Shumë banorë mendojnë se Selin po përdor Gimbon për të ecur në lojë përpara, ti si e mendon këtë pjesë?

Nuk e di ça të them Kiara. Shpesh duket sikur ka situata që mundohet ta nxjerrë veten nga situatat me Gëzimin, pastaj raporti i tyre pas Prime është raporti gjatë ditës që të bën konfuz komplet, sikur çdo gjë shkon rrjedhimisht, natyrshëm, e shijojnë. Duket se janë vetvetja, janë duke e shijuar.