
Edhe pse ka pak ditë që po përflitet për një romancë mes aktorit të humorit, Romeo Veshaj me blogeren, Sara Kolami, kjo e fundit është shprehur se është single.
Në një intervistë për emisionin "Mos i fol Shoferit", Sara ka zbuluar se aktualisht nuk ka të dashur, por nuk ka nguruar që të flasë për ish-in e saj.
Blogerja e njohur ka thënë se ish-i dashuri nuk ka qenë pjesë e botës së showbiz-it shqiptar si dhe ka shtuar se nuk dëshiron që partneri i saj të jetë person i famshëm.
"Jo, nuk dua drama. Një personazh publik sjell me vete drama sepse fillon tërheq shumë vëmendje, njerëzit fillojnë merren me ty", ka thënë ajo. Me këtë deklaratë, Sara ka hedhur poshtë zërat se është në një lidhje me Romeon.
[gallery ids="965655,965502,965501,908201,964872,908207,965657,964871,908202,964870,964869,908208,965656,965658"]