Ina Aderi, Livia Lozi dhe Gerta Gixhari kanë qenë ditën e sotme të ftuara në emisionin “Shqipëria Live”, ku kanë komentuar dinamikat dhe ‘çiftet’ brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Kur po flisnin për raportin mes Brikenës dhe Mateos, që të trija ranë dakord se banorja nuk e pëlqen atë. Madje Ina u shpreh e sigurt se Brikena ka dikë jashtë.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Brikena dhe Mateo, pse refuzoi Brikena që ata të ishin një çift në garë, për të qenë dasma e tyre?

Gerta: Unë edhe në komentet e mia të mëparshme përsa i përket marrëdhënies Brikena-Mateo, kam thënë që Brikena është gati të dalë nga shtëpia dhe me Mateon mos të krijojë lidhje dhe marrëdhënie. Ajo është shumë e prerë dhe e vendosur në idenë që të mos krijojë marrëdhënie brenda shtëpisë. Arsyet se pse ajo është kaq qendrestare ndaj këtij mendimi të vet, vjen se ka një marrëdhënie tjetër jashtë apo nuk do ta sfumojë lojën brenda thjesht një kornize lidhjeje, apo do ti japë vetes më shumë atribute si lojtare dhe në aspekte të tjera të lojës dhe me banorët e tjerë.

Ina: Dasma në Big Brother nuk është si dasma jashtë. Ajo është një traditë që Big Brother e ka prej vitesh dhe jo domosdoshmërit çifti që zgjidhet duhet të ishte një çift real.

Sidorela: Do duhej t’a puthte apo jo?

Ina: Nuk është e detyruar ajo gjëja. Mund t’i jepte një puthje në ballë. Por ajo në mënyrë absolute e kundërshtoi këtë gjë.

Gerta: Ajo ka thënë aty brenda se nuk ka dëshirë që të mbesin ato video aty

Ina: Unë e kam thënë edhe aty brenda, unë jam e sigurt që Brikena ka një lidhje këtu jashtë dhe prandaj marrëdhënien me Mateon e mban tërhiq dhe mos e këput. Nuk e çon këtë marrëdhënie me Mateon më larg se do që të jetë korrekte më këtë gjënë tjetër që mund të ketë lënë jashtë.

Livia: Nuk ka lidhje, ajo nuk e do

Ina: Brikenës i pëlqen vëmendja, por kur bëhet me hedh një hap më tepër, siç e tha dhe vetë ‘unë nuk dua të lë gjurmë’. Pra ajo nuk do që kur të dali nga Big Brother të ngelin ato pamje me Mateon, pasi nuk e sheh për asgjë. Mateo është thjesht plotësues i lojës së saj.