Në episodin e radhës të rubrikës “Pa Filtra”, në “E Diell” u trajtua një rast i pazakontë.
Një 36-vjeçare nga Mallakastra erdhi në studio pasi kërkonte të ndahej nga bashkëshorti me të cilin u martua 2 javë më parë.
Ajo u shfaq e veshur me fustanin e nusërisë dhe sipas saj, shumë veta e kanë paragjykuar, mallkuar këtë martesë me diferencë moshe.
Teksa po jepte opinionin e saj, Erjola Doçi u revoltua shumë për këtë situatë.
“Dëgjo Ronaldo se është hall serioz me thënë të drejtën. Mua po më shqetëson. Unë sot po e diskutoja me Shqipen sepse nuk po gjejmë dot partner për të kaluar jetën, dhe t’i të heqësh dorë nga kjo dashuri për shkak të komenteve, jo, nuk e pranoj. Revoltohem”, u shpreh ish-banorja e “Big Brother VIP 3”.
Në fund të rrëfimit të 36-vjeçares, të gjithë opinionistët e “Pa Filtra” i thanë se nuk duhet të dëgjojë fjalët e të tjerëve dhe nuk duhet t’a mendojë të ndahet me bashkëshortin për shkak të paragjykimeve.