I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën popullore në vend, por jo vetëm…

Është hedhur lek i madh në protestë. Të paktën 100 komponentë të showbizit dhe të medias janë paguar dhe vazhdojnë të paguhen. Jam i sigurt që tek borderoja e protestës Zhaklin Lekatari ka pjesën e parave. Dea-t kanë pjesën e parave. E mbaj unë përgjegjësinë për këto fjalë. Paratë nuk merren ‘hajde tek rruga dhe po t’i fus tek xhepi’. Jo, ka mënyra të kamufluara. Ka projekte pafund, spektakle, festivale. Pra lista është gati 100. Dhe them se shoqëria e hapur, fondacioni Soros ka listën e vet, islami politik ka listën e vet. Kanë mbetur ca krunde të vogla nga ish-ambasada iraniane tek rrugica e Salës, sepse ata janë larguar. Vetëm printimi i banerave, i parrullave, është kosto ditore, vetëm fonia është kosto ditore. Bëhen në mënyrë të organizuar dhe personi që i koncepton dhe personi që i dizajnon dhe shtypshkronja që i printon… Se shtypshkronjat kishin mbetur pa punë kishin kohë, se çdo gjë është bërë digjitale. Kështu që është hedhur goxha para e madhe. Por si shqiptar patriot që jam, më bëhet qejfi sepse ajo para është këtu dhe me atë para ato vajza dhe djem do shkojnë në korrik dhe në gusht me pushime. Uroj që të mos ikin në Turqi dhe Greqi, le t’i shpenzojnë këtu. Se ato para erdhën për Shqipërinë, le të mbeten në Shqipëri.