Modelja e famshme, Belen Rodriguez, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Chi”, ku ka folur si rrallëherë për jetën e saj private dhe atë profesionale.
E pyetur në një moment se si është raporti i saj me ish-bashkëshortin, Stefano De Martino, ajo tha disa fjalë të mira por hodhi edhe një ‘kunj’.
“Është i mirë, i zgjuar dhe i aftë. Por është e vërtetë që ai është njohur si ‘i dashuri i Belen’. Edhe unë do të doja të gjeja një të dashur që më bën të them ‘jam e dashura e tij’. Ata që thonë se ‘ai nuk është i mirë’, janë xhelozë. Pastaj ka shumë mënyra për të arritur atje dhe secili vendos se çfarë të sakrifikojë”, tha Rodriguez, e cila ka një djalë me balerinin dhe moderatorin e njohur italian.
Kujtojmë se Belen dhe Stefano kanë patur një raport me shumë ulje dhe ngritje. Ata u takuan në vitin 2012 në spektaklin e talenteve “Amici”. Një 2013 ata martohen dhe në të njëjtin vit lind djali i tyre, Santiago.
Por në vitin 2015 ata i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Ishte viti 2019 kur Rodriguez dhe De Stefano i dhanë edhe një shans tjetër martesës së tyre, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet pas në 2020 u ndanë sërish.