Pas situatës së krijuar në spektaklin e së mërkurës, Miri dhe Selin janë përballur me njëri-tjetrin këtë mbrëmje. Miri tha se deklarata e nënës së saj kanë qenë informacione nga jashtë, ndërsa Selin e ka kundërshtuar duke i thënë se ajo ka folur për ato çfarë kanë ndodhur brenda në shtëpi.
Pjesë nga deklarata e dy banorëve:
Miri: I kam kërkuar ndjesë për atë situatë që ndodhi. Përfshirja e prindërve tanë në Big Brother nuk është dukur e drejtë se është informacion nga jashtë
Selin: Mos gënje se të erdhi Xhikja, ‘mos e pëlqe këtë çike, sa keq që të kam komshie’
Miri: Unë nuk kam pasur asnjë informacion nga jashtë deri sa ka ardhur Landi.
Selin: Mos gënje
Miri: Që kur ka nisur Big Brother, kemi bërë një lojë bashkë dhe nuk e di sesi është gjykuar nga jashtë. Deri sa ka ardhur Mateo dhe më ka sharë dhe ofenduar për lojën e pistë që kam bërë deri në atë moment, e dyta ka ardhur informacion nga jashtë nga babai i Selin. E treta vjen Greta, dhe çfarë nuk thotë. Vjen vëllai i saj, dhe unë e pyes Selin do largohesh nga kjo lojë. Dhe unë e vazhdoj lojën. Vjen dhe mamaja në fund dhe normal do mbajë anën e të bijës, dhe unë e mirëkuptoj. Dhe mua po të më vijnë familjarët e mi do më thonë je më i mirë. Edhe Pandora që më erdhi mua, a ishte për vajzën time apo ishte informacion nga babai i Selin që më thotë gjithë të zezat. Është Big Brother familjar apo personal? Në bisedën që kishte me mamanë, informacion nga jashtë është që “këto 48 orët e fundit ata dy burra të kanë përdhosur imazhin”
Selin: Ty të dha gruaja jote informacion me mesazhet në Big Love
Miri: Komente që sjell gruaja ime janë komente për mua, por nuk shfrytëzoi këtë spektakël live dhe dha një informacion që nuk duhet ta jepte, ndërsa gruaja ime shkruajti mesazh që filtrohen.
