
"Është koha që industria e muzikës të fillojë të marrë seriozisht shëndetin mendor të artistëve". Kështu është shprehur këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, në një intervistë të dhënë së fundmi.
Madje ajo u ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të saj këngëtarë por jo vetëm, që të bëjnë kujdes gjatë punës së tyre në industrinë krijuese, shkruan NME.
"Ironike, po është ironike edhe pse dhemb shumë, që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por vetë muzikantët shpesh mund të vuajnë në mënyrë disproporcionale nga çështjet e shëndetit mendor. Kam përfituar shumë nga kjo industri, por shoh rreth meje çdo ditë se çfarë mund të vuajnë të tjerët: frika nga dështimi, vetmia dhe presionet e mëdha të mediave sociale, që mendoj se është veçanërisht rasti për artistet femra. Është koha që industria e muzikës të fillojë të marrë seriozisht shëndetin mendor të artistëve. Jam e tronditur kur lexoj statistikat që zbulojnë se nivelet e vetëvrasjeve midis grave që punojnë në arte janë pothuajse 70% më të larta se në popullatën e përgjithshme. Nga përvoja personale e di se shqyrtimi i artistëve femra në mediat sociale mund të jetë veçanërisht brutale. Unë jam aq krenar që ekipi im menaxhues po rrit ndërgjegjësimin dhe fondet dhe e quaj këtë si kizë, që na ka përfshirë", ka thënë Dua Lipa.
[gallery ids="865216,865215,858623,855255,855256,855257,855254,855253,855252,855250,855249,855248,855247,855246,855245,847624,855242,855243,855244,847543,847542,838583,838580,838578,838579,838576,838575"]