Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të tregojë një detaj nga jeta e tij personale.

Aldo ka treguar se është në proces divorci. Teksa po bisedonte me Klajdin, Livian dhe Loredanën, ai u shpreh se ka qenë i martuar dhe ka një vajzë të vogël, 3 vjeçe.

“Akira quhet vajza. Është emër japonez”, tha banori për të bijën.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

I pyetur nga Livia nëse është vajza që bën që ai dhe ish-bashkëshortja të kenë një raport të mirë, Aldo u shpreh:

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Është kolegia ime, na bashkon profesioni, na bashkon industria, edhe shoqëria. Por kur është vajza, ajo është qëllimi kryesor. Kam përshtypjen se vajza po merr gjërat më të mira nga të dyja botët. 3-4 ditë që është me mamin e vet, më të mirat, asnjë problem”.