Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Ina Aderi, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku komentoi dinamikat që solli dasma e Selin dhe Gimbos brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja Sidorela Gjoni e pyeti Inën edhe në lidhje me partnerin e saj, Keisji Hyseni. E pyetur se përse e ka hequr ish-banorin nga “Instagrami”, Ina nuk dha një përgjigje konkrete.

“Nuk e di nëse ti Ina e di, por është duke u bërë nami për ty aq kohë sa je ti këtu me mua. Po e sheh ç’po bëhet nëpër internet? Ke dalë nëpër portale se ke hequr nga Instagram-i Keijsin. Është kudo, mua po ma dërgojnë të gjithë”, i tha Sidorela, e cila më pas shton: “Të ka hequr dhe Keijsi ty”.

“Njerëzit të mos shqetësohen, nuk ka ndodhur asgjë. Është shumë personale. Mos më… Jeni të tmerrshëm”, tha ajo.