Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat e rrugëtimit në atë shtëpi, por dhe jashtë. I pyetur në lidhje me aludimet e nxitura nga publiku se martesa e tij ka qenë vetëm për të marrë nënshtetësinë gjermane, Miri i ka mohuar këto akuza. Ai e cilësoi ‘martesën për letra’ si një gabim fatal.

 “Nuk mund të përgjigjem për një pyetje që nuk ka përgjigje. Nuk jam martuar për letra sepse ne zyrtarisht jemi martuar shumë vonë. Nëse njerëzit martohen për letra, bëjnë gabimin më të madh, është gabim fatal.”- tha Miri.