Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, është zgjedhur edhe lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Banorët kanë thënë me radhë emrin e personit që e donin lider për këtë javë si dhe nga një arsye.

Me tetë vota ishte Selin që u zgjodh lidere. Ajo do të ketë gjithashtu edhe një avantazh në lojë, që Vëllai i Madh do t’ia komunikojë në ditët në vijim.

Si votuat banorët:

Mali: Stenaldon se është i drejtë

Stenaldo: Malin se është i drejtë

Mateo: Brikenën që të zgjedhë buxhetin vetëm kësaj radhe

Juela: Brikenën sepse besoj se mund të jetë një mundësi akoma më e madhe ta tregojë sa e aftë është

Greta: Selin si gjithmonë

Gimbo: Selin se është më e forta

Selin: Kristin që të ketë mundësi të bëjë një lojë tjetër përtej atyre që bën

Miri: Selin, edhe me arsye dhe pa arsye, për të gjitha arsyet e mundshme. E meriton

Brikena: Selin sepse dua që edhe ajo ta bëjë njëherë lideren, se e meriton

Baby G: Selin se mendoj se do të jetë një lidere e bukur

Kristi: Brikenën, e ka treguar njëherë që di ta bëjë shumë bukur rolin e lideres

Krasita: Selin, duke qenë se nuk e kam parë asnjëherë në rolin e lideres

Stelina: Selin sepse përveçse mendoj se do të jetë një lidere shumë e mirë, mendoj se çfarëdo lloj avantazhi ti bie në dorë, do të dijë ta përdorë më së miri

Artani: Stenaldon për atë drejtësinë natyrale që ka

Rogerti: Artani se vetëm me të bëhen punët këtu

Angelo: Brikenën, për të vazhduar për ta bërë pak interesant këtë votimin, për të mos ta mbyllur këtu

Ina: Pavarësisht lojës dhe çdo gjëje tjetër, mendoj që Selin sepse e ka treguar në shumë momente se është e aftë në organizimin e punëve të shtëpisë, ndarjen e detyrave. Mendoj se e meriton ta ketë këtë status.