Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Jori Delli, ka reaguar publikisht ndaj lajmeve që qarkulluan së fundmi për një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin italian Fred De Palma.

E ftuar këtë të diel në emisionin “E Diell”, Jori pranoi se mungesa e fotove me Fred-in në rrjetet sociale ka ngjallur dyshime mes ndjekësve, por theksoi se marrëdhënia e tyre vazhdon normalisht.

Jam ende e lidhur! Problemi është se kur nuk postoj disa foto në Instagram për disa javë, më pyesin: ‘Ende me Fred-in je?’. Po, ne jemi bashkë.

Modelja sqaroi se arsyeja e mungesës së postimeve nuk lidhet me krizë në çift, por me mënyrën se si ajo e përdor Instagramin.

“Instagram-i është punë. Kam jetën time dhe dua ta shpreh edhe përmes fotove, por nuk dua që profili im të shihet vetëm si ‘çift Instagram-i’. Dua të jetë personal, jo i bazuar vetëm te marrëdhënia ime.

Duke folur për lidhjen me Fred-in, Jori tregoi se ndihet e lumtur dhe e qetë pranë tij, duke e përshkruar marrëdhënien si të shëndetshme dhe pa elemente toksike.

Tek ai kam gjetur versionin e duhur të partnerit.

Kujtojmë se Jori Delli dhe Fred De Palma kanë një histori të gjatë së bashku. Dyshja kanë qenë të lidhur më parë, më pas janë ndarë, ndërsa pas përfundimit të “BBVA 2” vendosën t’i jepnin edhe një shans dashurisë së tyre.