Prej disa kohësh është përfolur në rrjetet sociale se Roza Lati dhe Xhonatan Islami nuk janë më bashkë. Por si qëndron e vërteta?

Moderatorja e njohur ka zgjedhur të flasë me një gjuhë që s’lë vend për dyshime: atë të gjesteve dhe fjalëve të thjeshta, por të fuqishme.

Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Roza ka treguar se ajo dhe Xhonatani janë më të dashuruar se kurrë më parë. Lati ka publikuar një fotografi të saj dhe partnerit duke ecur dorë për dore mbi një vijë këmbësorësh.

“…sepse s’ja lëshuam dorën njëri-tjetrit asnjë moment”, ka shkruar moderatorja bashkëngjitur me foton që menjëherë u pëlqye dhe komentua nga ndjekësit e saj.

Ky reagim i qetë, por i qëlluar, erdhi pas vërejtjeve nga ndjekësit për fshirjen e fotove të përbashkëta të çiftit nga rrjetet sociale, një veprim që shpesh lidhet me përfundimin e një marrëdhënieje. Kjo mjaftoi për të ndezur thashethemet se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.