Tensionet në shtëpine e “Big Brother VIP 5”, vijojnë të rriten dhe debatet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të drejtpërdrejta. Pas pamjeve të shfaqura gjatë prime-it, pozicionimet kanë nisur të duken qartë, ndërsa akuzat, ironitë dhe kundërpërgjigjet nuk kanë munguar. Marrëdhëniet mes djemve janë vënë në provë, me përplasje të hapura për strategji, lojë dhe qëndrime personale, duke krijuar dy kampe të kundërta brenda shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Stine: Miri ka qejf të vetëshpallet por në të vërtet po merr shprehjet, një duartrokitje për Mirin

Miri: S’pate shumë aksion

Selin: Për Stine duhet të mendohem kur flas, unë mendoj që Stine nuk e llogaris fare në lojë, është çunak.

Lore: Unë mendoj që këtu pas videos që pamë të prime, çunat janë pozicionuar në dy pole të kundërta. Ne po i japim ushqim që të gozhdohen aty ku janë. Stine ka më afër vetës Armirin, Miri ka më afër Selin, por nuk do të thotë që nuk po bëjnë lojën e tyre.

Armiri: E ndjej veten afër Stines por jo në strategji, jam afër si shok. Që ditën e parë deri sot nuk kemi bërë muhabet stërgjie.

Miri: Ti mos fol ke kohë nesër e pasnesër. Për disa gjëra nuk ka nevojë me fol. Mere si të duash.

Armiri: Ti i  ke kap të gjithë me radhë

Kristi: Stine ka ndryshuar kah, është ndezur për të bërë edhe ai lojën e Mirit.