Laura Mesi është gruaja nga Italia e cila para 8 vjetësh u martua me veten. Një ditë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi gjithë përvojën e saj dhe ceremoninë.
Italiania ka treguar se ‘dasma’ i ka kushtuar 15 mijë euro. Laura tregoi se gjatë kësaj kohe ajo e ka “tradhtuar” veten gjatë martesës duke dalë në takime me meshkuj.
Edhe pse ne fillim ajo hasi kundërshtim nga familja dhe miqtë, ajo e çoi deri në fund ëndrrën e saj për t’u veshur nuse, edhe pse “princi” mungonte.
Laura Mesi rrëfeu se lulet e nuses i kapi mikesha e saj shqiptare, Elda.
“Kjo është martesa e vetme që është e destinuar të zgjasë përgjithmonë sepse është një lidhje që ti ke shumë të thellë me veten tënde. Unë me këtë gjest kam dashur të jap edhe një mesazh dashurie, së pari për miqtë e mi, për familjarët e mi dhe natyrisht ishte e paimagjinueshme për mua se kjo martesë të bënte kaq shumë bujë. Nuk ishte diçka e parashikuar. Do doja ta bëja këtë gjest sepse martesa është manifestimi më i lartë i dashurisë, doja të thosha dashuro veten tënde me të vërtetë që të jesh në gjendje të duash këdo tjetër. Nuk kam thënë që dashuro veten tënde në mënyrë egosite, nuk dua të kem ndonjë marrëdhënie”, tha Laura.
E pyetur ‘ke patur ndonjë marrëdhënie me ndonjë person gjatë këtyre 8 viteve?’, Mesi u përgjigj:
“Po, sigurisht që po”.
Duke qeshur moderatorja e njohur i thotë: “Ti ke kryer akt tradhtie i bie”.
“Jo, absolutisht jo”, shprehet Laura.
Më pas Bieta i drejtohet: “Je në një marrëdhënie të hapur?”.
“Po, normal që po”, u përgjigj ajo.
Laura tha se nuk e ka gjetur akoma burrin ideal dhe nuk e di nëse do t’a gjejë ndonjëherë.