I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Anton Prendi, menaxher artistësh. Ai ka folur më shumë për rrugëtimin e Erik Lloshit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” dhe jo vetëm. Si i ka parë Antoni situatat dhe debatet e fundit në shtëpi?
Pjesë nga intervista:
Si po të duket rrugëtimi i Erikut në shtëpi dhe çfarë këshillash i ke dhënë para se të hynte?
Është shumë mirë për kaq ditë sa po bën. Më shumë unë kam instistuar që prej 2 vitesh e gjysmë. Pastaj iu mbush mendja dhe atij. Është një hap i mirë për karrierën e tij. I thashë bëj atë që di të bësh më mirë. Do të na nderojë. I kam thënë që të jetë vetëvetja. Ai është mësuar me kamerat, por i është dashur pak kohë sepse të tjerët kanë hyrë më shpejt. Por është ambientuar shumë mirë.
Eriku ka pasur një debat të fortë së fundmi me Kristin, ku ky i fundit i ka thënë ‘ma puth syrin e tretë’. Si e ke parë ti këtë?
Kristi e ka ekzagjeruar shumë. Është një fyerje e rëndë. Eriku e ka menaxhuar mirë, çdo njeri do ishte përgjigjur si ai. Ka njerëz që kanë reaguar më keq. Eriku nuk ka bërë diçka të rëndë, por diçka që do bënte çdo njeri tjetër.
Cilët nga banorët e “Big Brother VIP 5” njeh tjetër përveç Erikut?
Stinen njihja. Më erdhi keq që doli. Aty VIP-a tamam vetëm Stine dhe Eriku ishin, tani ka ngelur vetëm Eriku. Po flas për nivele të larta. /TAR/




