Brad Pitt mund të konsiderohet si një nga yjet më prestigjiozë të Hollywood-it, por jeta e tij private është shoqëruar me debate familjare.
Aktori i famshëm dhe ish-bashkëshortja e tij aktore, Angelina Jolie, dikur shiheshin si çifti më i mirë i industrisë gjatë marrëdhënies së tyre.
Pas takimit në sheshxhirimin e filmit të vitit 2005, “Mr. and Mrs. Smith”, Brad dhe Angelina u martuan në vitin 2014 gjatë një ceremonie sekrete në jug të Francës.
Dy yjet e kinematografisë kanë tre fëmijë biologjikë: Shiloh, 20 vjeç, si dhe binjakët 18-vjeçarë Knox dhe Vivienne. Ata janë gjithashtu prindër të Maddox, 24 vjeç, Pax, 22 vjeç dhe Zahara, 21 vjeç, përmes adoptimit.
62-vjeçari dhe 51-vjeçarja ishin të martuar deri në vitin 2019. Marrëdhënia e tyre pari një fund të trazuar deri në divorcin që u finalizua në 2024.
Angelina pretendoi se Brad ‘e sulmoi fizikisht dhe verbalisht’ atë dhe fëmijët e tyre gjatë fluturimit. Por një gjë e tillë është mohuar nga aktori.
Që kur u ndanë, dy yjet janë përfshirë në një nga betejat ligjore më të publikuara në historinë e Hollywood-it mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, si dhe vreshtarinë që dikur e zotëronin së bashku.
Në vitet e fundit, është vënë re se fëmijët kanë vazhduar që të distancohen nga babai i tyre, madje edhe duke marrë vendimin për heqjen e mbiemrit të tij.
Vetëm këtë javë, Zahara dhe Maddox kanë publikuar njoftime që zbulojnë qëllimet e tyre për të hequr mbiemrin “Pitt”, sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga “Daily Mail”.
21-vjeçarja e ka publikuar kërkesën për ndryshimin e mbiemrit në gazetën juridike “Los Angeles Daily Journal” një herë në javë për katër javë radhazi më 16, 23 dhe 30 qershor, si dhe më 7 korrik.
Njoftimi ligjor parashikon që çdo person që kundërshton ndryshimin e emrit mund të paraqesë një kundërshtim me shkrim përpara seancës përfundimtare.
Seanca është caktuar për 28 shtator, kur gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e saj. Nëse nuk paraqiten kundërshtime, ndryshimi i emrit ka gjasa të miratohet.
Muajin e kaluar, Zahara kërkoi zyrtarisht që emri i saj të ndryshohej nga Zahara Jolie-Pitt në Zahara Jolie. Ajo kishte përdorur tashmë emrin Zahara Marley Jolie gjatë ceremonisë së diplomimit në Spelman College, në muajin maj.
Edhe vëllai i saj më i madh, Maddox, 24 vjeç, ka ndërmarrë të njëjtin hap. Ai publikoi kërkesën në të njëjtën gazetë më 10, 17 dhe 24 qershor, si dhe më 1 korrik.
Sipas dokumenteve, Maddox kërkoi në muajin maj që emri i tij të ndryshohej nga Maddox Chivan Jolie-Pitt në Maddox Chivan Jolie, duke e justifikuar vendimin me “arsye personale”.
Edhe vajza 19-vjeçare e tyre, Shiloh, jo vetëm që hoqi mbiemrin “Pitt” por edhe ndryshoi emrin në Shi.







