Futbollisti i famshëm, Alvaro Morata, ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” fundin e martesës me Alice Campello, me të cilën ka katër fëmijë.
Kjo e fundit tashmë ka modifikuar profilin e saj në rrjete sociale duke fshirë mbiemrin e tij. Ndërkohë në postim e tij, sulmuesi i Milanit shprehet se ky ishte një vendim i marrë nga të dyja palët pa asnjë mosmarrëveshje.

“Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin për të ndarë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe respektuese në të cilën ne e donim dhe ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryti i të cilave ishin katër. Fëmijët, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që kaluam së bashku ishte e pabesueshme, një përvojë e shkëlqyer mësimi”, shkruan Morata në postim.
Kujtojmë se 31-vjeçari dhe influencuesja dhe biznesmenja italiane, Alice Campello, 29 vjeçe, u takuan në vitin 2016, kur futbollisti luante për Juventusin. Ato u martuan më 17 qershor 2017 në Venecia. Çifti, i cili ka katër fëmijë, rinovuan betimet e dasmës në një festë të madhe më 2022.