Aktori i famshëm, Jesse Eisenberg, i cili njihet për rolet e tij në filma si “The Social Network” dhe “Now You See Me”, ka bërë një veprim që po frymëzon shumë njerëz.
42-vjeçari ka zbuluar se do të dhurojë një nga veshkat e tij për një person të panjohur, një akt altruist që ai e quan ‘një vendim i thjeshtë’.
Në një intervistë për emisionin “Today”, aktori i njohur tha:
“Në fakt, do ta dhuroj veshkën time pas gjashtë javësh… është një dhurim altruist. Jam shumë i emocionuar ta bëj këtë”.
Eisenberg shpjegoi se dhurimi altruist nënkupton t’i japësh një organ një personi që nuk e njeh, thjesht për ta ndihmuar atë të mbijetojë. 42-vjeçari theksoi se procesi është “thelbësisht pa rrezik dhe i domosdoshëm” dhe se shumë njerëz nuk e kuptojnë sa shumë mund të ndryshojnë jetë me një gjest të tillë.
“Mendoj se njerëzit do ta kuptojnë që është një vendim i thjeshtë, nëse ke kohën dhe dëshirën për ta bërë”, shtoi aktori.
Sipas të dhënave të HRSA, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës ka rreth 90,000 njerëz që presin një transplant veshke, gjë që e bën aktin e aktorit edhe më domethënës.




