Edisa ka folur te Dhoma e Rrëfimit për Brikenën dhe Mateon. Video e saj është publikuar te faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në “Instagram”, ku banorja shprehet se ka në plan të merret me Mateon.
Sipas saj, banori është peshë e lehtë për të. Ajo vijon duke thënë se Mateo po e përdor dyfish për lojën pjesën e pëlqimit për Brikenënë.
Edisa shton se Mateo dhe Brikena kanë vetëm tre fjalë që i përsërisin dhe nuk kanë asnjë argument që ajo të bëjë debat me ata.
“Mesa duket duhesha unë që të zgjohej Brikena. Në fakt, në plan e kam me u marrë me Mateon sepse para se të hyja e kisha pak në mëdyshje, a e kuptonte ai që Brikena po bënte lojë apo ai nuk e kuptonte dhe ishte i dashuruar. Fakti është që ai e kupton dhe ai është duke e përdorur dyfish për lojë këtë gjë. Mateo për mua është peshë shumë e lehtë. Domethënë ata kanë tre fjalë të dy, kjo ka mollëzat, dhëmbë, këmbë që i përdor kudo. Ndërsa ky tjetri ka ‘ke ardhur për mua’. Nuk kanë një argument që unë të bëj një debat më të gjerë sepse i bie që edhe unë të përsëris tre fjalë që të jem një debatuese e denjë për to. Kupton”, thotë banorja te Dhoma e Rrëfimit.


