E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë mamaja e Angelo Harunit. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e djalit të saj deri më tani. Përpos kësaj Alba Haruni ka treguar se është një ndjekëse shumë e rregullt dhe nuk e lejon t’i shpëtojë asgjë nga Big Brother.

Kur u pyet nga Atalanta Kërçyku në lidhje me ecurinë e djalit të saj deri më tani në Big Brother VIP, ajo tregoi se:

Si nënë e kam parë me shumë emocion, me dridhje zemre dhe me lot në sy. Janë shumë emocione që nëna ka kur sheh fëmijën, të cilin e di dhe e njeh që është shumë i mirë, i edukuar, i çiltër dhe i sjellshëm që aty po tregon vetveten. Angelo nuk ka lojë aty, ai është vetja.

Ndër të tjera shtoi se:

Angelo është real, nëse i dëgjoj opinionistët nëpër televizione që thonë nuk po luan. Si nuk luan? Lojë në jetën reale, është një jetë reale përballë vulgaritetit, gjuhës së rrugës, pa përmendur emra por role që kanë marrë përsipër disa individë që përdorin gjuhë burgaxhinjsh. Anxhelo në të tilla raste zgjedh të jetë indiferent dhe indiferentizimi në disa situata është armë. 

Duke njohur tipin e Anxhelos në jetën e tij të përditshme, e pashë që në filim të BBV që ai filloi që të bënte disa lojëra inteligjence duke i marrë banorët, qoftë me një histori dhe e pashë që ata nuk mund ta vazhdonin lojën e Angelos.