Producenti i njohur, Alberati, ish-shoku i Gjestit, ka bërë një rrëfim tronditës për marrëdhënien e tij me banorin e “Big Brother VIP 4”, duke zbuluar disa detaje të padëgjuara më parë dhe tepër shokuese.
Alberati tregon se si e ka njohur Gjestin në Prishtinë dhe si e ka ndihmuar këtë të fundit që të hyjë në industrinë e muzikës, dhe pse vetë nuk ishte shumë i përfshirë. Por sipas tij, Gjesti nisi të viktimizohej dhe i preku zemrën duke e treguar që ishte në nevojë:
“Më pa në sy thellë… i thash Besart Kelmendi dua të të them diçka. Nuk kam shumë kohë që kam ardhur këtu, i kam disa connection por nuk mund të bazohem shumë që t’i them të na rregullojë punë, por kam dikë që e doja për punët e mija por dua të të ndihmoj ty. Ma mori zemrën, e pash që kishte një hall të madh… nëse nuk e bën këtë punë, nuk bën asgjë me jetën”.
Alberati shpërthen në kritika ndaj Gjestit, duke theksuar se ky i fundit ka kaluar periudha të vështira emocionale, madje duke tentuar vetëvrasjen.
Ai përmendi gjithashtu se në fillimet e karrierës, kënga e parë e Gjestit, “Idiote” është miksuar mbi 10 herë, madje dhe jashtë vendit, e në moment që është publikuar, kur ka dalë Gjesti nga dhoma dukej si tjetër njeri.
Producenti shprehet se i ka ofruar ndihmën e tij financiare dhe mbështetje, përfshirë pagesën e qerasë dhe shpenzimeve të tjera.
Alberati e përshkruan Gjestin si një person mosmirënjohës, me karakter të dobët dhe egoist, duke shtuar se ka bërë gjithçka për të dhe se është viktimizuar për ta ndihmuar atë në periudha të vështira:
“Është mosmirënjohës, mos-falënderues, pa karakter, sadist, sadist me plot kuptimin e fjalës. Është injorant i fëlliqur në mënyrën e vet, është egoist, për katër vjet ia kam paguar qiranë, rrobat, brushën e dhëmbëve, internetin, kafen, ujin, cigaret, bukën”.
Ai e fton që artisti të tregojë të vërtetën:
“Pse nuk po bëhesh real edhe me marrë vetëm pak burrëri e me thënë, si ndihesh kur ia fut njeriut e e prenë në besë që të gjithë ata që të rrethojnë ty sot jam unë, unë jam Diellza që ti e përmend para pasqyrës, unë jam ish menaxheri yt, jam Red Box, unë jam Arian Kosumi, Tomas Kuçi, Albosi, stili, veshja, teksti, refreni, unë jam lidhja, unë jam, unë jam respekti në familje, unë jam ai”.
Në fund, Alberati flet edhe për familjen e Gjestit, duke theksuar punën e fortë të babait të tij, dhe që ai ka qenë arsyeja se pse është pajtuar me familjen. Shokuese ishte gjithashtu se ish-miku ka shprehur se deklaratat e Gjestit për babanë e tij janë gënjeshtra:
“Babanë e ka shumë punëtor. Babai i tij zgjohet në mëngjes dhe terri e bie. Ky ka qenë thjesht një rrugaç, nuk ka punuar kurrë. Familjen e ka shumë të mirë”.
Të gjithë kemi mbetur të shokuar nga këto deklarata por ende nuk dihet se si qëndron e vërteta. Kritikat për Alberatin janë të shumta nga ndjekësit dhe fansat e Gjestit si dhe jo vetëm. Ata kanë akuzuar për shpifje dhe se dëshiron të marrë famë nga banori.