Ylli televiziv, Katie Salmon, ka zbuluar se ish-i fejuari i saj, Harry, ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë ish-konkurrentja e “Love Island” e ndau me ndjekësit e saj në “Instagram”, teksa i dedikoi një postim të ndjerë babait të vajzës, Thiaga.
“Daily Mail” shkruan se 29-vjeçarja postoi një fotografi të Harry-t dhe vajzës së tyre 2-vjeçare, ku bashkëngjitur kishte edhe një mesazh emocionues.
“Duke u përpjekur për të lundruar këtë dhimbje. Është shumë e trishtueshme të dish se nuk do t’a shohësh kurrë se si vajza jote e vogël e bukur është apo kush do të bëhet. Shpresoj që shpirti yt të gjejë paqe Harry”, shkruan Salmon.
Katie, e cila tani është në një lidhje me të dashurin biznesmen Joe Rossi, 39 vjeç, u nda nga Harry vetëm gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, në shtator të vitit 2022.