Që nga fillimi i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Miri është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tij, këngëtari i njohur ka treguar edhe për familjen e tij.

Teksa ndodhet në akuarium së bashku me 5 banorë të tjerë, ai ka folur për të bijën e tij. Greta dhe Brikena e kanë pyetur atë se kujt i ngjan në karakter dhe në pamje.

Screenshot

Pjesë nga biseda:

Greta: Ça pasioni ka?

Brikena: Ka zë për të kënduar?

Miri: E ka, por nuk do

Brikena: Ça ka qejf me u bërë?

Miri: As ajo vetë nuk e di, do me i bërë të gjitha.

Brikena: E vogël

Miri: Është ai momenti bëj këtë, bëj edhe këtë, asgjë nuk bën.

Greta: Kujt i ngjan më shumë si karakter?

Miri: Mua

Brikena: A është zeshkane?

Miri: Ajo është Selini moj, shih Selinin është ajo

Brikena: Pashë Zotin

Miri: Është bionde

Greta: Po do ketë mamin ashtu

Miri: Po, edhe mami im është ashtu

Greta: Seriozisht

Miri: Kur kam qenë i vogël kam qenë biond