Një debat mjaft i ashpër ka ndodhur një ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Selin dhe Rogertit. Gjithçka nisi kur ky i fundit i tha Gertës ‘ti mbaron për seks’ pasi ajo i tha Juelës të ketë kujdes ku fut duart.
Por jo vetëm kaq, pasi më pas Rogerti nisi duke i bërë pyetje të ndryshme Selin, të tipit “me sa burra ke bërë seks, ça ke bërë në Dubai?”.
Teksa banori ishte i shtrirë në krevat, Selin siç ishte ulur te krevati ngjitur, u ngrit dhe iu afrua atij duke i thënë se do të mbajë përgjegjësi për çdo fjalë që ka thënë.
“Mos mi afro shalët”, i thoshte Rogerti banores, duke qenë se ajo mbante veshur një fund të shkurtër.
Pjesë nga debati:
Selin: Ti Rogert që të jesh më i qartë
Rogerti: Mos m’i afro shalët
Selin: Hiqi duart
Rogerti: Shalët mos m’i afro mua
Selin: Ky surrati yt i qelbur do të mbajë përgjegjësi për çdo fjalë të nxjerrë nga goja jote e ndyrë
Rogerti: Moj motër pyetje mund të bëj, shalët mos mi afro
Selin: Do të mbash përgjegjësi për çdo akuzë që do thuash dhe për çdo akuzë të thënë deri në këto momente.
Rogerti: Hiqe gishtin. Shalët mos m’i afro
Selin: Është thjesht fillimi i një shkatërrimi i familjes dhe mbiemrit tënd. Të të vij shumë turp që nuk di të flasësh në një mënyrë të saktë.




