E ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje direkte nga Greqia, ka qenë moderatorja Dea Vieri. Ajo ka treguar detaje nga jeta e saj private, ku ka folur pak edhe për partnerin e saj.
E pyetur nëse partneri i saj është shqiptar, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” është përgjigjur:
“Po, merremi më mirë vesh kur është shqiptar. Është verior, shkodran. Kot nuk thonë ‘kur je shkodran, të tana i ban’”.
Ndërsa në lidhje me planet për dasmë, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh:
“Unë i kam shumë qejf dhe shpresoj që një ditë të bëj një dasmë të madhe. Por nuk e di se çfarë do ndodhë, presim… Se unë jam kundër asaj që t’i propozojë vajza djalit”.