I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Bledi Mane, për një bisedë të sinqertë dhe pa filtra, siç vetëm ai di…
“Prostitucioni në Shqipëri, eskortizmi në Shqipëri është një industri e mirëfilltë. Sepse Xhiku nga Londra për shembull, sjell çdo muaj 5 mijë paund. Këto 5 mijë paund, Brimsilda nuk i ha, por i çon tek parukierja, i çon tek thonjtë, karburanti i makinës, i çon tek udhëtimet, tek kompanitë ajorore, te hotelet, te Dhërmiu, te kullat në Tiranë. Pra, kjo para qarkullon dhe e mira e kësaj gjëje është që qarkullon. Pra fama e paska dhe një të mirë, mban ekonominë gjallë”, tha Mane.



