I ftuar në episodin e radhës të “Flet” , ka qenë kirurgu plastik Robert Renxa . Ai ka folur më shumë për rritjen e estetike, çfarë preferon më shumë shqiptarët , por dhe duke treguar disa të pathëna.
Pjesë nga intervista:
Ke refuzuar ndonjë kërkesë?
Kam refuzuar po them jo, pse të iki nga duart e mia. Kur pse jo ti mund t’i bësh një minimume dhe prapë ta mbash si pacient. Në qoftë se një paciente të vjen dhe të kërkon një gjë për të bërë dhe nuk ia plotëson dëshirën dhe shkon në një mjek tjetër realisht pse duhet të rrëshkasi nga duart e mia.
A është estetika një luks?
Nuk ka njerëz të shëmtuar, ka vetëm njërëz të varfër. Kjo është shumë e gabuar ta thuash, por estetika është luks. Pjesa e estetikës nuk kujdeset vetëm për injeksionet, por kujdes edhe qerpikët fallco, ngjyrën e rrobave, rrobat e shtrenjta.