’Eurovision Song Contest 2026’ ka hyrë në fazën më emocionuese, ndërsa Shqipëria vjen me pritshmëri të larta për përfaqësimin e saj.
Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Alis Kallaçi me këngën “Nân”, e cila u interpretua e 13-ta në renditje mbrëmjen e sotme.
Ai performancën e tij “live” tani, e mbylli me një “falemnderit” në shqip.
Kënga shqiptare ka marrë vëmendje pozitive pas provave zyrtare në skenën e Eurovizionit, ndërsa mediat ndërkombëtare të festivalit e kanë përfshirë Shqipërinë mes vendeve që mund të surprizojnë në votime.
