Eva Longoria do të jetë imazhi i ri i një marke shumë të njohur për ushqim macesh. Mund të duket disi e çuditshme se si një aktore aq e kuruar dhe me një imazh perfekt si ajo, të denjë për një reklamë, ta zëmë, për make-up,  e cila u bë shumë e njohur dhe e dashur veçanërisht për rolin në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”, të ketë pranuar të bëhet imazhi i një reklame të tillë.


Por në fakt nuk është pa lidhje fare e gjithë kjo zgjedhje. Eva gjithmonë ka rënë në sy për shikimin e saj prej felini, shumë të ngjashëm me një mace. Këtë herë do t’i duhet të mposhtë edhe sytë e gjelbër të mikes së saj me katër putra që do ta shoqërojë gjatë fushatës publicitare.


 Në pozat e shkëputura nga reklama më e  fundit, Eva Longoria shfaqet me të vërtetë shumë sensuale dhe e hijshme, aq sa nuk do të kishte njeri që t’i rezistonte një produkti të reklamuar nga “shtëpiakja e dëshpëruar”, për më tepër kur shikimi i saj aq i veçantë duket sikur të fton t’i blesh maces tënde një ushqim të mbushur plot me pasion.


9 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)