Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, ka festuar ditëlindjen e tij të 40. Në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë mesazhe të shumta. E sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi nga partnerja e tij, Georgina Roddriguez.

Kjo e fundit e ka uruar Ronaldon përmes një postimi në rrjetet sociale ku i shpreh dashurinë dhe vlerësimin e madh që ndjen për të.  Modelja ka publikuar një foto të dyshes së bashku si edhe një tjetër me fëmijët e tyre.

Në tekstin që shoqëron postimin, Rodriguez shprehet se ndihet mirënjohëse që Cristiano është pjesë e jetës së saj teksa shkruan: “Falënderoj Zotin që më dha një njeri si ti!”.

 “Urime dashurisë sonë të madhe, falënderoj Zotin që më dha një njeri si ti dhe e falenderoj jetën që na dha dhuratën më të madhe, familjen tonë, fëmijët tanë. Për jetën tonë së bashku dhe përqafimet tona të ngrohta. Gjith të mirat për më të mirin ”, shkruan Georgina e ndërsa poshtë postimit ka marrë pafund urime nga miqtë dhe fansat me rastin e ditëlindjes së partnerit të saj.