Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi dhe bashkëshorti i saj, Valon Vataj, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit në “Instagram”, duke zbuluar se familjes së tyre i është bashkuar një djalë.

Përmes një postimi emocionues, Albina dhe Valoni kanë bërë të ditur edhe emrin e vogëlushit, të cilin e kanë pagëzuar Trim Vataj.

“Trimi jonë! Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë. Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë. Mirë se erdhe në jetën tonë, Trim Vataj!”, shkruan çifti në postimin e tyre.

Në foton e publikuar shfaqet vogëlushi i mbështjellë me një batanije, ndërsa në krevatin e tij është vendosur edhe një kartolinë me të dhënat e lindjes.

Kështu, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj kanë nisur një prej kapitujve më të bukur të jetës së tyre, duke përjetuar për herë të parë emocionin e të qenit prindër.