E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë mamaja e Angelo Harunit. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e djalit të saj deri më tani. Përpos kësaj Alba Haruni ka treguar se është një ndjekëse shumë e rregullt dhe nuk e lejon t’i shpëtojë asgjë nga Big Brother ku analiza e saj e detajuar për këtë edicion është:
Miri dhe Keijsi
E kam analizuar në makro deri më tani të gjithë lojën se kush janë karakteret që përfaqësojnë jetën e përditshme. Miri pushteti, Keijsi është ai çuni i babit me lek, për të dalë mirë se je i fortë, i mirë dhe i bukur. Siç i tha dhe Selin: “Shtati yll e mendja fyll”, është fiks ai karakter. Ai mund të jetë një djalë shumë i mirë, por çfarë ka zgjedhur të përfaqësojë.
Lorna dhe Selin
Lorna është ajo ngatërrestarja dhe ajo fallxhorja e lojës që kërkon që t’i shohë alenacat dhe t’i fusë në sherr siç e bëri me Inën dhe Selinën. Ndërkohë Selin është një vajzë shumë e zgjuar, është ajo vajza e re në jetën e përditshme që tenton që meqë ky i fuqishmi do të më japi një favor, por prapë e ka atë moralin për të bërë një auto-kontroll me veten.
Stenaldo dhe Angelo
Stenaldon dhe Angelon i shoh si ata djemtë e mirë, të shkolluar që kanë zgjedhur që të rrinë në këtë vend me forcat e tyre dhe me hapat e tyre pa i futur ‘bërrylat’ askujt, por që në jetë të marin atë që meritojnë.
Ilir Vrenozi
Ndërsa Ilri nëse hyri si populli që është opozitar me çdo pushtet, atje tregoi se ishte Iliri që bën aleanca me cilindo që i leverdiste atij. Shkoi tek i forti, te çuni i babit me lek apo edhe te Miri që ka pushtetin dhe nuk ishte opozitari. Po të ishte opozitari, do t’i qëndronte këtyre çunave dhe vajzave të mira duke thënë që këta janë me mua, kush prek këta më ka prekur mua dhe kështu ai do të shkonte në finale nëse do të mbante këtë kauzë.

