Edhe pse kanë vite që janë larguar nga Kosova për të jetuar në Shtetet e Bashkuara, familja e Dua Lipës nuk e harron atdheun dhe herë pas here kthehen për të kaluar pushimet atje.


Aktualisht familja e këngëtares me famë botërore është duke pushuar në pikat më turistike të Shqipërisë, si Syri i Kaltër apo Theth. Babai i Duas, ka ndarë në “Instagram” fotografi të shumta nga pushimet dhe është parë në shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijëve.


Ndërsa këngëtarja 25-vjeçare ka vendosur të qëndrojë në SHBA me të dashurin Anwar Hadid dhe t’i përkushtohet projekteve të reja muzikore që priten të vijnë së shpejti.