Sot në emisionin “Për’Puthen” një nga konkurrentet, Emi ka treguar se prindërit e saj nuk i flasin më që pasi ajo ka marrë vendimin për t’u bërë pjesë e emisionit. E përlotur ajo u shpreh se situata me qershitë që pati me Albin bëri që mamaja e saj të mos i fliste më.
Pjesë nga biseda:
Megi: Sa kohë ke që nuk flet me familjen tënde, që kur je bërë pjesë e programit?
Emi: Po.
Megi: Pasi të kanë parë? Apo ka qenë një deklaratë e jotja që i ka mërzitur?
Emi:Thjesht një ditë të bukur i thashë mamit që e firmosa kontratën dhe do futem. Ajo ishte okej në fillim, por më pas pa situatën me qershitë me Albin dhe nga aty nuk më foli më.
Emi:Më fal (qan me dënesë)
Megi: Emi, dua të ta kursej këtë tension kaq të madh sepse nuk po tregohesh e drejtë me veten fare dhe nuk dua ta bësh më këtë. Të lutem ndaloje!
Emi:Çfarë të ndaloj?
Megi: Të qarën.
Emi:Më falni, më vjen nuk e di pse.
